I konsideruar si një lojtar me goxha të ardhme, në mesin e fushës “ylli” belg i “bluve” të Everton, Amadou Onana, tashmë ka arritur të shkëlqejë në Premier Ligë, duke e vënë veten në fokusin e “gjigandëve” evropianë.
Për shërbimet e 21-vjeçarit interesohen dhe “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, me lojtarin që pëlqehet jo pak nga tekniku Ten Hag, mirëpo një problem i vogël do të jetë çmimi i lartë i mesfushorit, me skuadrën e Everton, që nuk pranon më pak se 50 milionë euro.
sfidanti.al