Nga media franceze: Neymar nuk lëviz nga PSG

Pavarësisht shfaqjes së zërave të orëve të fundit që e shohin sërish te Barcelona që në muajin qershor, pas lajmit të publikuar nga e përditshmja ARA, Neymar do të rinovojë me Paris Saint Germainin në ditët në vazhdim. Zyrtarizimi është i menjëhershëm dhe akordi mes palëve është arritur tashmë. Ky është lajmi i publikuar nga Telefoot në Francë sipas të cilit, ylli brazilian do të firmosë me Paris Saint Germainin deri në vitin 2026.

Gjithnjë sipas ‘Telefoot’, Neymar e di që asnjë klub në Evropë nuk është në gjendje që t’i ofrojë pagën që merr aktualisht te kampionët e Francës. Pretendimet e larta për pagën të brazilianit pengojnë praktikisht cdo klub të Kontinentit të Vjetër mes të cilëve edhe Barcelona që të bëjnë një ofertë të njëjtë me atë të PSG.

Bisedimet për rinovimin e Neymar filluan të intensifikohen në muajin janar. Neymar duket se është i lumtur në kryeqytetin francez dhe  pavarësisht humbjeve financiare, klubi parizien nuk përfshin uljen e pagës së lojtarit në rinovimin e kontratës, që ishte aspekti që shqetësonte më shumë sulmuesin

Sfidanti.al