Martial dëmtohet në gju, mbyll sezonin dhe rrezikon evropianin

Manchester United merr lajme të këqija nga Anthony Martial. Sulmuesi francez do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të problemeve në gju. Martial u dëmtua në gju gjatë ndeshjeve të kombëtares franceze dhe tani trajneri Ole Gunnaer Solskjaer konfirmoi atë të cilit I trembeshin të gjithë te Djajtë e Kuq

‘Të humbasësh Anthony për pjesën e mbetur të sezonit është shumë zhgënjyese, sidomos kur nga Franca të vijnë lajme se dëmtimi i tij nuk është i rëndë, por nuk duket mirë-tha Solskjaer.

Martial që nuk u aktivizua në ndeshjen me Bosnjen ishte lojtar titullar në sulmin e Francës. Ky dëmtim për më tepër vë në rrezik edhe përfshirjen e tij në përfaqësuesen franceze për Evropianin e këtij viti. Dëmtimi i tij dhe qëndrimi jashtë fushave të lojës deri në fund të sezonit është një dhimbje koke edhe për vetë Deschamps që besonte shumë tek ai përsa i përket repartit të avancuar.

Sfidanti.al