Pas shumë ditësh Instituti i Historisë dhe Statistikave nbë Futboll nxoeri në dritë listën e futbollistëbe më të mirë të dekadës për cdo konfederatë, ashtu edhe atë të skuadrës më të mirë për periudhën 2011-2020. Lojtarin më të mirë të dekadës, dueli pritej të ishte mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos dy më të mirët e CONMEBOL dhe UEFA, por ai që mori vendin e parë ishte pikërisht argjentinasi. Pra Lionel Messi është futbollisti më I mirë I dekadës së kaluar duke lënë në vendin e dytë Cristiano Ronaldon dhe në të tretën Andres Iniestën
‘Dueli mes Messit e Ronaldos, 2 lojtarët më të mirë të dekadës ishte tërheqëse dhe pa një fitues të sigurt deri në mbylljen e votimeve. Messi e Ronaldo do të hyjnë përfundimisht në historinë e futbollit-shkruante IFFHS në një komunikatë në faqen zyrtare të saj. Ata që votuan ishin anëtarët e cdo Federate nga mbi 150 vende. Neymar dhe Sergio Ramos plotësojnë pesëshen e parë të futbollistëve më të mirë të dekadës
Askush nuk habitet se lufta për lojtarin më të mirë të dekadës ishte mes Messit e Ronaldos, fitues të thuajse të gjithë Topave të Artë në këtë periudhë me përjashtim të 2018 kur ky trofe u fitua nga Luka Modric që I dha fund hegjemonisë tiranike të këtyre lojtarëve që në moshën 33 dhe 36 vjecare respektivisht kanë ende për të thënë edhe në dekadën aktuale
Sfidanti.al