Në Francë po e veshin Messin me fanelën e Paris Saint Germainit

Blerja e Lionel Messit nga Paris Saint Germain nga një ëndërr është kthyer në një mundësi reale në javët e fundit. Deklaratave të Neymar në dhjetor që siguroi se sezonin e ardhshëm do të luajë me mikun e tij më të mirë dhe të /Di marias të mërkurën  kur tha se ekzistojnë shanset që të shohim Messin në Paris, u bashkohet France Football që faqen e parë të numrit të kësaj jave ia dedikoi pikërisht argjentinasit të Barcelonës

Prestigjiozja franceze në faqen e saj të parë shkruan ‘Karta sekrete e PSG’ dhe foton e Messit me fanelën e klubit  kampion të francës. Po kështu kjo revistë zbulon sekretet e operacionit të skuadrës pariziene me yllin argjentinas. Ajo që dukej si një mision i pamundur një vit më parë, po shihet si një realitet në vendin transalpin

Gjithsesi, te Paris Saint Germaini po tregohet kujdes dhe askush nuk dëshiron të thotë paraprakisht ndonjë gjë. Edhe pse Messi mbyll kontratën me Barcelonën në qershor dhe është i lirë të flasë me cdo klun, PSG nuk dëshiron të hyjënë një luftë me Barcelonën për yllin e saj, 8 ditë nga ndeshje e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al