Lewis Hamilton dhe Mercedes, rinovim për një vit

Tani është zyrtare, Mercedes dhe Lewis Hamilton gjejnë akordin për nënshkrimin e një kontrate deri në fundin e vitit 2021 duke mbyllur në këtë mënyrë një tratativë të gjatë mes skuderisë dhe 7 herë kampionit të botës. Mercedes doli me një komunikatë për shtyp në faqen e tij të internetit për të bërë të ditur nënshkrimin e kësaj kontrate me Hamilton me britanikun që kështu hyn në vitin e tij të nëntë me skuadrën nga Stuttgarti

‘Mezi po pres që të nis sezonin tim të nëntë  me shokët e skuadrës së Mercedes-ishin fjalët e Hamilton pas nënshkrimit të kontratës-së bashku arritëm rezultate të pabesueshme dhe mezi presim që të rinisim që këtu për të arritur rezultate të tjera të shkëlqyera, të vazhdojmë të rritemi si brenda ashtu edhe jashtë pistave’.

‘Gjithnjë kemi besuar në vazhdimësinë e raporti me Lewis, por anomalia e këtij sezoni bëri që të zgjaten kohët-tha Drejtori i Mercedes, Toto Ëolff-së bashku morëm vendimin për të zgjatur bashkëpunimin sportiv edhe për një sezon tjetër dhe të nisim një projekt afatgjatë për të bërë një hap tjetër në prioritetin tonë për më shumë diversitet në sportin tonë’.

Sfidanti.al