Messi apo Ronaldo? De Gea mes dy zgjedhjeve

David De Gea ka tërhequr vëmendjen e Al-Nassr dhe Inter Miamit, klube të cila kanë shprehur gatishmërinë për të pasur në radhët e veta portierin spanjoll i cili është pa klub që prej largimit nga Manchester United. Sipas The Sun, De Gea është i prirur të refuzojë ofertën e arabëve mes thashethemeve që sugjerojnë se ai po favorizon një kalim në Amerikë, më saktësisht tek Inter Miami. Shkrimi shton se ish-portieri i Manchester United ka refuzuar një ofertë prej 500 mijë eurosh në javë nga Al-Nassr. Besohet se gruaja e lojtarit, këngëtarja dhe aktorja spanjolle Edurne, nuk dëshiron të transferohet në shtetin e Gjirit. Në vend të kësaj, 33-vjeçari thuhet se është i interesuar të bashkohet me Messin te Inter Miami, i cili po luan së bashku me Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

sfidanti.al