Dhunë edhe bë boks, sulmohet kolumbiani në “Feti Borova”

Dueli mes Denis Nurjës dhe kolumbianit Plasido Ramirez ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. Në një moment të takimit, në raundin e katërt, Nurja ishte pranë “K.O” dhe gjithashtu kishte dëmtuar këmbën, Ramirez pabesisht e goditi me të majtën. Kjo mjaftoi që disa tifozë të futen në ring, duke shkaktuar kështu një kaos.

Kolumbiani u kthye në shënjestrën e tifozëve, të cilët krijuan një situatë të turpshme ku humb vetëm sporti i boksit në Shqipëri. Ndeshja është ndërprerë dhe ka fitimtar.

Vendimi përfundimtar rreth fatit të ndeshjes u mor disa minuta pas episodit të turpshëm. Ky duel do të konsiderohet si i pazhvilluar. Denis Nurja mban rekordin e tij ku është fitimtar në 12 ndeshje radhazi ndërsa Plasido Ramirez ruan të vetin ku ka 24 fitore dhe vetëm tri humbje.

sfidanti.al