Pedro snobon Maradonën dhe ngre në piedestal Messin

Sulmuesi i Lazios, Pedro ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për ish shokun e skuadrës të Barcelona, Lionel Messin. Pedro theksoi se për të Messi është më i miri që ka njohur historia e futbollit dhe se Maradona nuk mund të krahasohet me të. “Messi është numri një në histori. Për mua po, statistikat e tij janë të pabesueshëm. Në të gjitha epokat e futbollit ka pasur shumë lojtarë të jashtëzakonshëm, si Pele, Maradona, Cruyff dhe shumë lojtarë që mund t’i përmendim, që padyshim bënë historinë e një epoke. Megjithatë, për mua, nëse më duhet të zgjedh një është padyshim Messi.”-deklaroi ai.

sfidanti.al