Erling Haaland në dyshim për sfidën ndaj Liverpool

Erling Haaland nuk do të mund të luajë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 për Norvegjinë, teksa na ndajnë vetëm një javë nga përballja mes Manchester City dhe Liverpoolit në Premier League. Shtatlarti u fut në lojë në pjesën e dytë në fitoren me rezultat 2-0 të Norvegjisë ndaj Ishujve Faroe të enjten, por edhe pse luajti gjithë ndeshjen, doktori i Norvegjisë, Ola Sand, tha se Haaland ka pësuar një dëmtim në këmbë.

Sand qartësoi se ai nuk do të mund të luajë ndeshjen e fundit kundër Skocisë, pasi po ndjen dhimbje të forta. Në një komunikatë të lëshuar nga kombëtarja norvegjeze thuhej: “Erling Braut Haaland, në konsultim me mjekun Ola Sand dhe menaxherin e ekipit kombëtar Stale Solbakken, ka arritur në përfundimin se ai nuk do të luajë në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Skocisë. Haaland u dëmtua në këmbë gjatë ndeshjes kundër Ishujve Faroe të enjten dhe për këtë arsye nuk do të mund të luajë në Glasgow”. Lajm i keq  ky edhe për Pep Guardiolën që me shumë mundësi nuk do ta ketë në dispozicion për sfupersfidën e premier League.

sfidanti.al