“Mall kinez” për Barcelonën, a është firmato braziliani Paulinjo

Barcelona konfirmoi se, tanimë, është kompletuar transferimi i Paulinjos, ndërsa kanë mbetur vetëm disa formalitete që ky futbollist brazilian të veshë bluzën e ekipit katalonjas.

Barcelona bëri të ditur se ajo kishte arritur marrëveshje me klubin kinez Guanzhou për transferimin e Paulinjos me një vlerë prej 40 milionë eurosh. “Barcelona dhe Guanzhou kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Paulinjo Bezera për 40 milionë eruo”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga Barcelona. Paulinjo, të enjtën e kaluar, kaloi të gjithë kontrollet mjekësorë dhe vuri firmën në kontratën me klubin katalonjas.

Sfidanti.al