E dëgjuat Ronaldon në Kamp Nou : “ Kështu na mundni, me 10 lojtarë!”

Kristiano Ronaldo u largua i nervozuar nga fusha e lojës në ndeshjen e fundit “El Klasiko” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës dhe, para se të futej në dhomën e zhveshjes, u dërgoi tifozëve të Barçes në Kamp Nou një mesazh. Mediumet spanjollë, përgjithësisht, nuk lënë asgjë që t’u shpëtojë, kështu që kamera e televizionit “Deportes Kuatro” e kapi Ronaldon, duke u dërguar tifozëve vendas mesazhin provokues.

Mbasi mori kartonin e kuq, Kristiano Ronaldo, u largua nga fusha i zemëruar dhe i nervozuar dhe, para se të futej në dhomën e zhveshjes, ai iu drejtua tifozëve të Barcelonës me fjalët: “Ju mund të na mundni neve vetëm me 10 lojtarë, vetëm me 10 lojtarë!”.

Sfidanti.al