Nejmar sikur i thotë Mesit: Topi i Artë fitohet në Paris, jo në Barcelonë!

Një takim i fundit ndodhi mes dy yjeve, në prani të pjesëtarit të tretë të MSN-së së famshme. Lionel Mesi dhe Luis Suarez u takuan veçmas me Nejmarin në një hotel në Nju Xhersi, dhe argjentinasi bëri përpjekjen e fundit për të bindur brazilianin. “Çfarë dëshiron që të qendrosh? Do Topin e Artë? Unë do të të bëj fitues të Topit të Artë”, – ishin fjalët e tij sipas gazetarit të “Sportit” të Barcelonës, Ivan San Antonio. Kjo, në prag të ndeshjes ndaj Juventusit në SHBA. Në atë ndeshje, Mesi luajti i tërhequr dhe Nejmar shënoi dy gola, ndërsa numri 10 i premtoi numrit 11 se do t’i linte më shumë goditje dënimi dhe penallti.

Më kot. Nejmar nuk pati besim se nën hijen e Mesit do të arrinte ta fitonte Topin e Artë. “Më i miri bëhem në Paris dhe jo në Barcelonë”, duket sikur i thotë shokut të tij ndërsa nis karrierën tek PSG. Sekreti tjetër i largimit të “Ney”-t ishte se gjithçka nisi në dasmën e Mesit, ku braziliani u takua me shokun e tij të kombëtares, Dani Alvesh, dhe të dy bënë planin për të shkuar në Francë.

Sfidanti.al