Flamurtari i bie gjoksit me miliona, ç’dreqin do Duro që kursen..!

Ç’nuk do të jepte tifozi vlonjat, vetëm e vetëm që në fillim të sezonit të mos dëgjonte përrallën milionere që pësëritet çdo verë.  Si mund të bënte përjashtim këtë herë. Sa më i bujshëm lajmi në fillim të kampionatit, aq më shumë frikë për fundin, ku trofe bëhet shpëtimi i lëkurës. Por, punë e madhe se çfarë ndodh në fund, dëgjoni se sa i bukur është fillimi:   Flamurtari i këtij sezoni do të jetë skuadër me një me buxhet milionerësh! Kompanitë turke, të cilat kanë në administrim skuadrën vlonjate, edhe për këtë vit do të investojnë 1 milion euro, madje edhe më shumë. Me ato që kanë ndodhur vitet e fundit, në Vlorë, tifozët kanë 100 arsye të mbyllin veshët me tapat e famshme që Gjika bleu për Dukën ,apo  kur thuhet se nëse mbërrin një ditë që do të ketë pak Barcelonë në Superligë, këtë s’mund ta përjetoni dot në një qytet tjetër. Ka ardhur vetëm autobuzi i tipit “blaugrana”, pritet si me magji të vijë edhe…loja me ngjashmëri spanjolle.

Sa më shumë nxitet përralla që blihet  me miliona, aq më e madhe ndizet  frika e trajnerit nga pasojat e tyre.    Dëgjoni Shpëtim Duron,  kur përpiqet të qepë xhepin e klubit,  e vetmja krenari e mbetur: “Jam përpjekur që këtë sezon të kursej klubin dhe të mos blejmë lojtarë me kosto të lartë financiare. Kontratat e nënshkruara këtë vit kanë 30-40% më pak se një vit më parë. Unë nuk bëj aventura financiare. Nuk kemi pse marrim lojtarë shumë të shtrenjtë, në një kohë që me pak lekë mund të marrim disa futbollistë cil sorë, ashtu sikundër kemi bërë. Për Flamurtarin tim nuk mund të flasësh për çmenduri financiare”. Si ka mundësi të thotë të tilla fjalë “Murinjo” shqiptar, kur Murinjo i vërtetë, është shpallur trajneri rekordmen për shpenzime mbi 1 miliard sterlina, duke lënë pas edhe grykësit më të mëdhenj në Angli.

Sfidanti.al