Lukaku do Interin, Çelsi milionat, negociatat në “udhëkryq”

“Blutë” e Çelsi duket se janë të vendosur të marrim jo më pak se 45 milionë euro për kartonin e “shtatlartit” belg, Romelu Lukaku, teksa ditën e sotme kanë refuzuar një tjetër ofertë të “zikaltërve”, e cila shkonte në 35 milionë euro.

Pavarësisht, këmbënguljes së “bomberit” për të mos u kthyer në “Stamford Brixh”, bordi i Çelsit duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë belgun lirë, teksa për të interesohen gjithashtu dhe ekipe të tjerë, si Juventus e Al-Hilal, të cilët janë të gatshëm të paguajnë, në rast se “zikaltërit” tërhiqen.

sfidanti.al