Më e keqja ka kaluar dhe Marash Kumbulla është rikthyer sërish në stërvitje te Roma e tij. Pas atij dëmtimi katastrofik që mori në përballjen ndaj “kuqezinjve” të Milan, në fundin e muajit prill.
Nga klubi “verdhekuq” është bërë me dije se së bashku me “bomberin”, Tami Abraham dhe “fantazistin”, Stefan El Sharaui, të parë në seancën stërvitore përpara startit të fazës përgatitore ishte dhe Kumbulla.
Përveç se për “kryeqytetasit” italianë, Kumbulla pritet të jetë i gatshëm dhe për teknikun Sylvinho, në përballjet tejet decisive të shtatorit ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në Pragë dhe Polonisë më 10 shtator në Tiranë.
sfidanti.al