Monako dhe PSZH-ja kanë rënë dakord rreth transferimit të Kilian Mbapes në “Parkun e princave” për 155 milionë euro, por “shtëpia” evropiane e futbollit, UEFA, reagoi dhe i ndaloi bisedimet. Nënkampionia franceze duhet t’i provojë UEFA-s se transferimi do të bëhet sipas fair play financiar. PSZH-ja duhet që të dorëzojë të gjithë dokumentet financiarë, për shkak të transferimit rekord, të realizuar më parë të Nejmarit, me vlerë prej 222 milionë eurosh.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, paralajmëroi sanskione të forta, nëse do të gjinden parregullsi në bisedimet mes të dy klubeve të lartpërmendur. Fair play financiar filloi që të aplikohej para shtatë vitesh, me qëllim pengimin e shpenzimeve nga ana e klubeve më tepër nga shuma që fitojnë.
Sfidanti.al