Si quhet magjia franceze për Mario Balotelin..

Mario Baloteli më në fund ka folur. Në kolonat e gazetës “ Dello Sport”, sulmuesi i Nicës, ndihet shumë mirënjohës për Lucien Favre, trajnerin “magjistar” që ka bërë mrekullinë me Marion, i cili sapo  ka rilindur. “ Kam zbuluar një trajner të madh. Tepër i zoti taktikisht, dhe më i mirë akoma në menaxhimin e grupit. Për mua, më i miri mbetet Roberto Mançini, veç nuk do të nguroja që në vendin e dytë të bashkoja me Murinjon edhe Favre-në. Portugezi është një mjeshtër për të motivuar dhe ishte mëkat që midis nesh shkoi edhe keq..”

Pas dy sezonesh i përfolur si “pacienti i pashërueshëm”, Mario Baloteli ka gjetur dritën tek një klub “i panjohur” në krahasim me ato ku ka qënë, Nica në Francë.  Ekipi është shndërruar në lider i kampionatit dhe të dielën do të luajë kundër një rivali të keq, Sent Etjenit. Edhe më keq akoma, pa Balotelin..