Kristiano Ronaldo, vetëm dy gola larg mitit Alfredo Di Stefano

Vjen derbi i Madridit dhe përtej pritjes, bëhen edhe llogaritë. Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët që synojnë diçka të madhe, dhe pikërisht rekordin e golave në përballjet brenda qytetit. Portugezi ka realizuar 15 gola deri tani ndaj Atletikos dhe është vetëm 2 gola larg legjendës madrilene, Alfredo Di Stefano. Argjentinasi i madh kryeson renditjen e golshënuesve në Real-Atletiko me 17 rrjeta, ndërsa pas tij është Ronaldo, por edhe i famshmi tjetër, Karlos Alonso Santiliana me nga 15 gola. Në të njëjtën shifër është edhe ish-ylli dhe ish-presidenti i Realit, Santiago Bernabeu, i cili shënoi 15 herë, veçse në vitet kur nuk ishte krijuar ende liga spanjolle e futbollit. Janë madrilenët që dominojnë klasifikimin e shënuesve në derbi. Për Atletikon, shënuesi më i mirë është Pako Kampos me 12 gola.