Legjenda e përfaqësueses italiane, si edhe pjesëtari i ekipeve Inter, Milan dhe Juventus, Andrea Pirlo, i tha, ditët e fundit, gazetës spanjolle, “Marka” se i vjen keq që nuk e shijoi ndjenjën e qenies lojtar i Realit të Madridit ose të Barcelonës.
“Sot e kësaj dite, më vjen keq që nuk arrita të luaj me Realin ose Barcelonën, duke qenë se çdo futbollist e ka ëndërr që të luajë më këta dy ekipe gjigantë. Ishte një kohë, kur unë iu afrova njërit prej tyre, por Milani nuk më la dhe unë u detyrova të nënshkruajë një kontratë të re me të. A jam i zhgënjyer, do të pyesni juve? Po. Por, megjithatë, te Milani kalova dhjetë vite, gjatë të cilëve fitova gjithçka që mund të fitohej”, thotë Pirlo.
Në fakt, “Moxarti” italian kishte se çfarë t’u ofronte Realit e Barcelonës dhe, në tryeze, u shtruan, disa herë, oferta nga ana e dy ekipeve kolosë spanjollë, por, atëkohë, kryesisë së klubit milanez as nuk i shkonte ndërmend që të ndahej nga Pirlo që ishte një lloj “embleme” e lojës së klubit milanez.