E dinte se në dasmë do të kalonte disa orë të hareshme larg regjimit spartan të “Tri Luanëve”, por fati i kishte rezervuar një tjetër kapriçio. Uejni Runi, pas fotove të botuara në “The Sun”, me rastin e ndeshjes miqësore Angli-Spanjë, është dorëzuar dhe nuk mund të shpëtonte pa kërkuar falje tek stafi. Pamjet e vjedhura nga dasma, spiunonin kapitenin në një gjëndje të tejavancuar me alkoolin. Sipas disa dëshmitarëve, sulmuesi kishte arritur në një pikë skandaloze.
“Të nesërmen, Runi ka folur privatisht me trajnerin Sauthgejt dhe me Dan Ashorth, drejtorin teknik të nacionales, duke kërkuar falje pa rezerva”- lexohet në komunikatën që ka përpiluar nga njerëzit e futbollistit. Por, pas këtoj incidenti, trajneri Sauthgejt, ka marrë një tjetër leksion për rregullat tek ekipi nacional.
“Vitet e fundit, futbollistët kanë qën të autorizuar për të shkuar në shtëpi. Kemi bërë shumë ndryshime në rregulla, por disa gjëra duhen parë me kujdes. Futbollistët e kanë tejkaluar lirinë tonë”. Nuk e thotë trajneri, të paktën pas këtij rasti, futbollistët e Anglisë do të monitorohen në kohën e lirë, thekson gazeta “The Sun”.