Mbape: “Dikur e kam adhuruar Ronaldon, kurse tani…

Kilian Mbape, gjatë sezonit të kaluar, iu prezantua opinionit publik sportiv si një nga talentet më tëmëdhenj qëështë parë nëdhjëetëvjeçarët e fundit, ndërsa, tani, performancat e tij fantastike ai i ka kaluar nga Monako, kuluajti deri verën e kaluar, te PSZH-ja, ku u transferua për 180 milionë euro. Ky sulmues i ri francez që, pak kohë më parë, mbushi 19 vjeç, përfundimisht, ka një të ardhme të shdritshme para vetes dhe atë ai ka ndërmend që ta krijojë te PSZH-ja, megjithësë, verën e kaluar, sikurse e vuri në dukje edhevetë, ai kishte pasur një ofertë konkrete nga klubi i tij i ëndrrave, Reali i madh i Madridit.

Fati, sidoqoftë, e deshi që ai të takohet shpejt me Realin, si pjesëtar i PSZH-së, por interesant është fakti se Kiliani, në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, do të masë forcatedhe me idhulin e tij më të madh, Kristiano Ronaldo. Në një intervistë ekskluzive në “Marka”, Mbape theksoi se, në vegjëli, ai e ka adhuruar Ronaldon, por se, tani, për shkak të shprtit konkurrues, ky adhurim është zhdukur.

“Po, Ronaldo ka qenë idhulli im, kur unë kam qenë i vogël dhe ishte, me të vërtetë, një lumturi e madhe, kur unë u njoha me të Valdebebas. Por, sidoqoftë, unë kam lindur si një luftëtar dhe konkurrent, shpirti im konkurrues më bën mua që të dua të fitojdhe të fitoj. Mua nuk më mundon asgjë se kundër kujt luaj. E kam dashur Ronaldo, kur isha i vogël, por, tani, kjo histori ka marrë fund”, vuri në dukje Mbape, duke theksuar: “Tani, do të shkoj në ‘Santiago Bernabe’ që të fitoj”.

Sfidanti.al