Leonardo Bonuçi është kritikuar disa herë për performancat e tij me bluzën e Milanit,por paraqitja e tij e dobët nuk e ka habitur trajnerin e njohur italian, Fabio Kapelo. Ish-trajneri i Milanit bëri, ditët e fundit, disa kritika serioze në adresë të këtij futbollisti mbrotjës që konsiderojet si një nga më të mirët jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë e përtej saj, duke deklaruar se Bonuçi nuk di të luajë në mbrojtje.
“Bonuçi është mbrojtësi më i mirë italian, kur e ka topin te këmbët, kështu që, në këtë rast, ai është midis tre mbrojtësve më të mirë në botë. Por, ka një problem, ai nuk di të orientohet në mbrojtje, kur nuk e ka topin te këmbët. Ky është një problem serioz dhe ai ështëbërë më i dukshëm, qëkur ai ka ardhur teë Milani. Te Juventusi, ishte ndryshe, pasi ai kishte partnërë që e mbulonin hapësirën që ai linte bosh, ndërkohë që skema që përdorte Juvja me tre mbrojtës, e lejonte atë që ta dominonte pjesën e vet të fushës”, theksoi Kapelo.
Sfidanti.al