Mançini do të largohet nga Zeniti që të vijë në “San Siro”?

Trajneri italian aktual i Zenitit të Shën Peterburgut, Roberto Mançini, nuk është i kënaqur me jetën në Rusi dhe po kërkon një mënyrë që të kthehet në Itali. Kështu, të paktën, shkruajnë mediume të ndryshëm italianë, ndërkohë që “Gazeta delo Sport” vë në dukje se ai po zhvillon bisedime që të ulet në stolin e drejtimit të Milanit, ku trajnerit të përkohshëm, Xhenaro Gatuzo, nuk po i ecin punëtmirë dhe kriza në këtë klub të famshëm italian vazhdon që të jetë serioze.

Në këto kushte, kryesisë së Milanit i duhet që të gjejë një zgjidhje konkrete, të lejë Gatuzon që të vazhdojë punën, të kthejë Vinçenco Montelën e shkarkuar ose të gjejë një trajner të ri të përshtatshëm. Mançini dhe Mirabeli kanë punuar dikur bashkë tek Interi dhe, ndërkohë, marrëdheniet e ndërsjella i kanë ende mjaft të mira. Në fakt, Mançini ka kontratë me Zenitin deri më 2020, ndërsa ai fiton atje tetë milionë euro mjaft të mira për sezon, por, megjithatë,thotë se i mungon futbolli italian.

Sfidanti.