Bare, nuk e tradheton Simeone, por nje karton i kuq

Keidi Bare, një nga talentet më të spikatur shqiptarë , deri vjet kapiteni i Atletiko Madrid C, me të cilën fituan Kupën e Mbretit kundër Realit të Madridit dhe sot një nga liderët e Atletiko Madrid B, ishte grumbulluar nga Diego Pablo Simeone me skuadrën e parë.

Madje, ai pritej të ishte titullar në sfidën e vajtjes së Kupës së Mbretit, në transfertë ndaj Guihuelos, por një karton i kuq i marrë në duelin e datës 27 nëntor, ndaj Alkorkon B, të cilin e mundën 2-0, i ndërpreu ëndrrën, më saktë ia shtyu për pak ditë atë. Nuk ishte trajneri Simeone ai që ndryshoi mendim në minutat e fundit, përkundrazi ishin drejtuesit e klubit që frenuan debutimin e mesfushorit të Shpresave të Shqipërisë.