Shumëkush i kujton paraqitjet e mira të Kenny Sansom në ekipin kombëtar të Anglisë.
Sansom që regjistroi 86 paraqitje në fanellën e Anglisë duke qenë pjesë e saj që nga viti 1979 deri në vitin 1988, nuk po kalon aspak momente të mira në jetën e tij.
Një nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur Anglia, i cili kishte arritur të bënte 300 paraqitje për Arsenalin, e po ashtu ka qenë pjesë e skuadrave si Newcastel, QPR e Everton, sot është i pastrehë, ai jeton rrugëve, në stola të ndryshëm, dhe e gjitha që ka është një telefon celular.
“Unë jam bërë një person i tmerrshëm”, deklaroi ish lojtari i Arsenalit për mediet angleze, duke folur tutje për problemet e mëdha që ka me alkoolin.