Hysaj del nga fusha kunder Interit, “stomaku” e dërgon ne shtëpi

Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare iu desh të linte fushën ne ndeshjen me Interin pas një problemi, duke u zëvendësuar nga Kristian Maxho në të djathtë të prapavijës napolitane.

Sipas mediave italiane, në 22-vjeçari ishte në dyshim për këtë ndeshje, për shkak të një goditjeje të pësuar kundër Sasuolos të hënën. Megjithatë, arsyeja e zëvendësimit mbrëmë është krejt tjetër.

“Mediaset Premium” raporton se Hysaj kërkoi të linte lojën pasi ndiente dhimbje në stomak. Gjithnjë sipas televizionit italian, lojtari u kthye menjëherë në shtëpi.

Për fat të mirë, ky problem nuk pritet ta kushtëzojë Hysajn për transfertën e të martës kundër Benfikës.