“Ajo që më ka bezdisur më shumë janë reagimet e komentatorëve të televizioneve dhe radiove në Francë, jo reagimi i klubit, jo reagimi i trajnerit. Marko meriton më shumë respekt.” Kjo ka qenë deklarata e agjentit të Verratit, Donato Di Kampli, i cili është pyetur rreth grindjes së mesfushorit me trajnerin Emeri. “A mund të shpresojnë Juve dhe Milan? Marko dëshiron të fitojë Champions League në Paris. Për momentin nuk bëhet fjalë që të largohet.”