Liga e Kampioneve do të rikthehet në muajin shkurt me fazën e 1/8 të finaleve të saj. Së fundmi në internet janë shfaqur imazhet e para të topit që do të përdoret pikërisht për pjesën finale të këtij kompeticioni duke nisur që nga raundi I parë me eliminim direkt i prodhura nga kompania Adidas, ndërkohë që finalja për këtë vit e kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të luhet në Stamboll të Turqisë.
Dizenjoja e topit është e njëjta si ajo e viteve të fundit, por ndryshojnë ngjyrat e përdorura nga Adisas për t’I bërë homazh qytetit që do të presë finalen e Ligës së Kampioneve dhe që do të dorëzojë trofeun e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm tek skuadra fituese.
Sfidanti.al