Në 14 sezone të zhvilluara si kuotërbek në National Football League, Toni Romo ka mundur të derdhë në llogaritë bankare pak më shumë se 127 milionë Dollarë që do të thotë 9 milionë Dollarë në sezon. Tani si komentator televiziv, paga e tij mund të arrijë në 14 milionë Dollarë në vit që do ta bëjë atë analistin sportiv më të paguar në historinë e televizionit amerikan.
Është pikërisht rrjeti ESPN që I ofron këtë kontratë ish kuotërbekut që është drejt mbylljes së kontratës së tij aktuale me një tjetër televizion, CBS. Në fushën e lojës, ishte një kuotërbek I mirë, por jo fenomen dhe nuk diti kurrë të cojë Dallas Coëboys përtej raundit të playoffit. Por pas mikrofonëve duket se është një fenomen që nuk njeh rivalë.
Romo ka një aftësi të jashtëzakonshme për të lexuar ndeshjen dhe për të shpjeguar para kohe se cfarë do të ndodhë në aksionin pasardhës duke u shndëruar në elementin më të mirë në këtë sektor. Debutimin si komentator ai e bëri para 3 vitesh duke formuar një dyshe me Xhim Nantz. CBS e ka mundësinë që të barazojë ofertën e ESPN për kontratën e Romos që mund të jetë 10-14 milionë Dollarë, dicka që është e pamundur që të ndodhë.
Romo, 39 vjec u tërhoq në vitin 2016 dhe mori vendin e Buger MekFarland përkrah Xho Tesitore për Monday Night Football të televizionin kabllor. Me pagën që I është ofruar nga ESPN me milionë Dollarë në vit, Romo do të fitojë po aq sa kanë fituar 98% e lojtarëve të NFL gjatë vitit
Sfidanti.al