Pritet që garda e vjetër të mos dalë nga skena kaq shpejt. Futbollistë si Toni Kros apo Luka Modriç do të vazhdojnë sërish tek Reali i Madridit, dhe ja ku vjen rinovimi i radhës. Mesfushori gjerman ka pranuar të firmosë për një sezon tjetër, pra për të qenë në “Santiago Bernabeu” deri në 2024, në rastin më të keq. Ku i dihet, Kros mund të jetë sërish në formë për të luajtur edhe më tej, ndonëse prej kohësh mendohet se ky mund të jetë viti i tij i fundit në karrierë.
Sfidanti.al