Me gjasë edhe rrjeta e tij mund të jetë më e mira e Europianit. Kristjan Asllani realizoi një perlë, ashtu si Jasir Asani të shtunën e kaluar duke fituar çmimin e UEFA-s, ndërsa ylli kuqezi i Interit për momentin është i lumtur që ndihmoi për fitoren e ndeshjes. Ai tregon se çfarë mendoi në çastin para gjuajtjes, ndërsa u ngacmua se a mund ta arrijë Europianin me Shqipërinë, pasi arriti Championsin me Interin.
“Shpresoja që të më pasonin topin, – u shpreh mesfushori, – e pashë që mbrojtja e Ishujve Faroe ishte larg, dhe e kisha vendosur që do ta gjuaja topin. Për fat, kështu ndodhi dhe shënova golin. Jam i lumtur që arrita finalen e Championsit me Interin, edhe pse nuk luajta. Kam shpresë që të arrijmë finalet e Kampionatit Europian me Shqipërinë, edhe pse grupi është i vështirë, siç e tregoi humbja e Polonisë në Moldavi”.
Sfidanti.al