Tevez: Kur luajnë Reali dhe Barcelona, ndërroj kanal dhe shoh golf!

Futbollisti i njohur argjentinas, Karlos Tevez, gjithnjë ka qenë ndryshe nga të tjerët dhe këtë gjë ai e konfirmoi edhe njëherë tjetër në një intervistë që i dha një mediumi argjentinas.
“Unë nuk shoh futboll në televizor. Nëse luajnë Barcelona dhe Reali i Madridit, ndërsa ndonjë kanal tjetër televiziv jep golf, unë e ndërroj kanalin dhe shoh golf! Unë nuk jam ndonjë fanatik futbolli. Mua më pëlqën ta kem topin te këmbët e mia dhe të luaj me të, por të shoh futboll në televizior, kjo gjë ndodh shumë rrallë”, theksoi Tevezi, ndërkohë që, midis të tjerave, ai foli edhe për fëmijërinë e tij të vështirë. Ai vuri në dukje se ishte rritur në lagjen me mjaft probleme, Fuerte Apaçe të Buenos Ajresit, ku përforimi i drogës, të shtënat me armë dhe aktet kriminale të dhunës ishin dukuri të zakonshme.
“Sot, paratë harxohen për shumë gjera, por jo për fëmijët që kanë uri dhe bëjnë jetë të keqe. Unë jam futbollist dhe mund të shërbej si ndonjë lloj shembulli për fëmijet, por unë nuk jam politikan që mund të bëjë diçka konkrete për njerëzit. Ne të gjithë duhet të bëjmë diçka të mirë për njerëzit dhe jo vetëm të themi se vendi ndodhet në një gjendje të keqe”, tha Tevezi.
Sfidanti.al