Henri kthehet në “shtëpi”, por Monako është “shtëpi fantazmash”

Si mund ta përkufizosh një skuadër që në 2017 doli kampione e Francës duke ulur në gjunjë superfuqinë PSG, që doli nënkampione vjet lënë pas pikërisht nga superfuqia e paarritshme PSG, ndërsa këtë sezon është në vendin e 18-të me vetëm një fitore, deri tani?

Pikërisht, një skuadër të tillë do të drejtojë Tieri Henri, legjenda e futbollit  francez, në detyrën e parë si trajner. Ish-sulmuesi i famshëm e nisi futbollin dhe karrierën pikërisht në Principatë, për të shkëlqyer me Arsenalin e Barcelonën.

A do të mundë t’ia dalë ish-zv. trajneri i Belgjikës, aty ku u konsumua Leonardo Zhardim? Vështirë ta thuash, pasi Monako sot është kthyer në “shtëpi fantazmash”, dhe nuk dihet nëse mund të mjaftojë personaliteti i Henrisë, sidomos kur ai nuk e ka përvojën e Zhardimit apo të trajnerëve të tjerë të njohur.

Sfidanti.al