E pabesueshme: Salahu një nga lojtarët më të këqinj të Premier Ligës!?

Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligën angleze, duke arritur të shënoi 32 gola, ndërsa ai i dha një ndihmë të madhe ekipit të vet që të kualifikohej në Ligën e Kampioneve. Por, megjithatë, gjatë këtij sezoni, Salahu nuk njihet më, është bërë një futbollist i rëndomtë, madje një statistikë tregon se është një nga lojtarët më të këqij të kampionatit kryesor anglez!
Megjithëse ai ka shënuar tre gola, këtë Salahu e ka arritur, pasi ka gjuajtur në drejtim të portës 32 herë dhe midis tyre vetëm shtatë janë konsideruar si “shanse të mëdha”.
Edhe më i keq është treguesi i tij në kategorinë e “golave të pritshëm”. Mbi bazën e këtij treguesi përcaktohet kualiteti i çdo goditjeje dhe përqindja e suksesit të shutit. Ndryshimi mes golit të pritshëm dhe golit real tek ai është 2,91, më i madhi në Premier Ligë, ndërkohë që në vend të dytë ndodhet Kalum Uillson i Bornmuthit me rezultatin 2,34.
Sfidanti.al