Benzema presidentit të Francës: Më ler të qetë, harroje emrin tim!

Sulmuesi francez, Karim Benzema, i dërgoi një mesazh presidentit të Federatës së Futbollit të Francës (FFF), Noel Le Gret, duke i kërkuar atij që ta lejë të qetë dhe të mos t’ia përmendë më emrin. Njeriu nr.1 i futbollit francez në një interivistë që i dha medias franceze, midis të tjerave, vuri në dukje se Benzema nuk do të thirriet më në përfaqësuesen e Francës dhe se forma e tij është katastrofike, duke e provokuar pjesëtarin e dikurshëm të përfaqësueses franceze:
“Zoti Le Gret, dua që ju të më lini të qetë dhe të ma harroni emrin. Ju lutem. Franca është kampione bote dhe kjo gjë momentalisht ka rëndësi të madhe”, theksoi Benzema.
Sfidanti.