Maradona për Mesin: S’mund të jetë kurrë një udhëheqës!

Në fushë ka qenë gjëja më e bukur për t’u parë, ndërsa kur flet, herë dëgjohet, dhe herë tjetër më mirë mbylli veshët. Problemi më i madh për Diego Armando Maradonën në versionin “analist” është se ndryshon shpesh humor, dhe kështu i ndodhi edhe në fjalët që tha për Lionel Mesin.

“Nuk mund të bëhet udhëheqës (kaudijo-caudillo) një njeri që shkon 20 herë në banjë përpara fillimit të ndeshjes”, – u shpreh Diego, në një mënyrë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ai i vazhdoi kritikat për yllin e Barçës duke thënë se “në vend që të flasë me lojtarët, ai e ka mendjen të luajë lojrat kompjuterike në telefon”.

Gjithsesi, Maradona bëri një dallim mes “Mesit të Barcelonës dhe Mesit të Argjentinës”, ndërsa pak ditë më parë ishte shprehur që do të ishte mirë që Mesi të mos vinte në kombëtare, dhe të mos lodhej pasi nuk ishte faji i tij që Argjentina nuk doli dot kampione e botës.

Sfidanti.al