Atje ku ka serbë dhe kroatë, ka edhe manipulime ndeshjesh?!

Një nga menaxherët më të njohur në Ballkan që ka marrë pjesë në afera fiksimesh paraprake dhe manipulime ndeshjesh, Velibor Carovski-Caro, në një prononcim në median kroate foli edhe për skandalin e madh që po trondit aktualisht të gjithë Evropën.
“Mbreti i ndeshjeve të fiksuara” vuri në dukje se ai nuk është aspak i habitur se numri më i madh i ndeshjeve të fiksuara paraprakisht i takon rajonit të Ballkanit, më shumë Serbisë dhe Kroacisë.
“Unë s’jam aspak i habitur, pasi atje, ku ka serbë dhe kroatë, ka edhe fiksime paraprake dhe manipulime ndeshjesh. Unë vetë jam marr me punë të tilla në Kroaci dhe do të vazhdojmë të merrem me gjëra të tilla edhe në të ardhmen! Policia belge ka përgjuar të gjithë Evropën, ndërkohë që ajo zotëron mjete e metoda të sofistukuara dhe, në qoftë se ajo ka arrestuar menaxherët Dejan Velkoviç dhe Ivan Leko, dijeni se ata me siguri që janë marrë më punë të tilla”, thotë menaxheri i lartpërmendur maqedonas.
Operacioni i policisë belge në bashkëpunim me policinë e disa vendeve të tjerë quhet “Dora e pastër” dhe ai është më i madhi i ndërmarrë ndonjëherë në Belgjikë. E gjithë skena e ligës së parë ndodhet në qendër të operacionit policor, ku marrin pjesë 186 policë specialë që kanë kontrolluar 44 shtëpi.
Sfidanti.al