Suarez, Pogbasë: Me ne lufton më shumë për trofe sesa në Angli!

Nuk janë fjalë shumë të ëmbla për tifozët e Mançester Junajtidit apo për Zhoze Murinjon, por edhe Luis Suarez është nga ata që sheh interesin e tij. Sulmuesi uruguajan i Barcelonës i ka bërë thirrje Pol Pogbasë që të braktisë sa më parë skuadrën e tij në Premier Ligë dhe të bashkohet me katalanasit, kjo vetëm një javë pasi një “sirenë” të tillë e lëshoi edhe Gerard Pike.

“Mendoj se një lojtar si Pol Pogba meriton të luftojë më shumë për trofe sesa po bën tani, – u shpreh Suarezi, – dhe ai mund ta bëjë këtë tek Barcelona. Poli nuk është ende lojtari ynë, por unë shpresoj që të jetë në të ardhmen”. Mesfushori francez, kampion i botës, besohet se ka dëshirë të shkojë në “Kamp Nou” dhe agjenti i tij, Raiola, po punon që kjo lëvizje të ndodhë. Pogbaja, 25-vjeçar, po hyn në fazën kulmore të karrierës dhe dëshiron të fitojë sa më shumë, diçka që mund ta bëjë me Barçën.

Sfidanti.al