Kristiano Ronaldo është diskutuar shumë herë gjatë këtyre viteve dhe jo gjithnjë ka marrë vlerësime të bukura. Gjithsesi, ish-trajneri i tij tek Reali, Zinedin Zidan, nuk është nga këta. Francezi e vlerësoi portugezin si një udhëheqës në intervistën që dha 3 muaj pas dorëheqjes nga klubi i madh madrilen.
“Ronaldo është një lider në fushë, – u shpreh Zizu për faqen zyrtare të UEFA-s, – ai i frymëzon gjithnjë shokët e ekipit, dhe kompletohej më së miri me Sergio Ramosin që është një lider natyral”. Zidan quan si meritë më të madhe të vetën në “Bernabeu” që ruajti ekuilibrin në skuadër.
“Lojtarët e mëdhenj, me talent dhe përvojë, kanë nevojë të jenë të qetë, – tha ai, – kujtoja veten time kur isha lojtar dhe kisha nevojë për qetësi, ndaj kështu edhe u solla si trajner”. Për fitoren e 3 trofeve Champions me Realin, Zizu theksoi se “secili prej tyre ka bukurinë e tij, ndërsa mendoj se përvoja e skuadrës ishte vendimtare”.
Sfidanti.al