Liroi Sane ishte vjet një pjesë e rëndësishme e Mançester Sitit që fitoi titullin kampion të Anglisë. Trajneri Pep Guardiola e aktivizoi gjithnjë lojtarin ofensiv gjerman të krahut, por papritur Joakim Lëv nuk e mori në kombëtare, në Botëror. Dikush “pëshpëriti” se Lëvi kishte mbetur i pakënaqur nga impenjimi i Sanesë në ekipin përfaqësues, veçse e ftoi në “manshaft” (mannschaft) pas dështimit në Rusi.
Papritmas, Sane ka probleme, jo me Gjermaninë, por me Mançester Siti, i lënë në stol nga Guardiola në këtë fillim sezoni në Premier Ligë. Gjithsesi, duket se Toni Kros, shoku i tij në kombëtare, e ka vënë “gishtin në plagë”. “Sane duhet të ndryshojë mënyrën e sjelljes me ne, – tha mesfushori i Gjermanisë, – shpesh më duket sikur ai nuk e ka problem nëse ne jemi në avantazh apo jemi në humbje. Kështu “flet” trupi i tij, por nuk mund të jetë kështu”. Gjermania do të luajë me Francën në Mynih,për Kupën e Kombeve.
Sfidanti.al