Perplasjet e fillimit te sezonit mes Mark Markez dhe Valentino Rosit duket se jane larg, te pakten per pilotin spanjoll te Hondes. Kampioni i botes nuk i erdhi rrotull fjaleve dhe e tha hapur ate qe deshiron ne nje interviste per Sky Sports.
‘Do te doja te beja paqe me Rosin-tha Markez-nuk kam asnje problem me te. Ne Argjentine, kur gjithcka ishte e qete, bera nje gabim dhe per fat te keq ne dem te Rosit dhe u perpoqa te kerkoja ndjese. Mesova se te drejtosh motorin me presioni qe kishte Rosi ne Valencia nuk ndihmon’.
Markez kishte nje mesazh edhe per te gjithe tifozet italiane qe e fershellyen ne Muxhelo duke ditur qe kjo do te ndodhe edhe ne Mizano.
‘Fershellimat kur dal ne podium nuk me pelqejne-vijoi Markez-ne garojme ne piste me 300 km/h, rrezikojme jeten sa here ngjitemi ne motor. Nese je i apasionuar pas garave te pelqejne parakalimet, nuk ben tifozllek per pilotet. Puthjet ndaj tifozeve? E bera se po me fershellenin. Gjithnje u kam kerkuar tifozeve te mi te respektojne te gjithe pilotet’.
Sfidanti.al