Lev dhe polemikat te Gjermania: Ozil? E mbylli vete deren e kombetares

Terheqja e Mesut Ozilit nga kombetarja gjermane vazhdon te jete teme diskutimi e polemikash. Mesfushori i Arsenalit qe u komentua aq shume per takimin me Erdoan, kur deklaroi largimin e tij nga skuadra e Gjermanise nuk i kurseu akuzat per racizem ne drejtim te Federates. Ai qe foli per kete ceshtje ishte edhe trajneri Joakim Lev qe ne nje interviste per ‘Bild’ e mbylli perfundimisht dyert e kombetares per Ozil.

‘Ozil ia mbylli vete dyert e kombetares vetes se tij-tha Lev-nuk me ka marre ende ne telefon edhe pse une u perpoqa te kontaktoja me te. E mori vendimin e tij dhe une duhet ta pranoj. Nje rikthim i tij te Gjermania nuk merret me ne konsiderate. Por per 9 vjet ka qene lojtari im dhe kemi pasur pak ulje e shume ngritje, mbi te gjitha kemi fituar Boterorin dhe kjo do te mbetet pergjithmone. Mendoj se Ozil eshte nje nder lojtaret me te mire te Gjermanise ne 30 vitet e fundit’.

Sfidanti.al