Nëse je i mirë, te Real Madridi shpërblehesh. Dani Karvahal ka luajtur shkëlqyeshëm në sezonin e kaluar, ashtu si edhe sivjet, çka ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re. 24-vjeçari konsiderohet i rëndësishëm për repartin e prapavijës dhe për këtë madrilenët kërkojnë t’ia rinovojnë kontratën deri në vitin 2022, pra me dy vite më shumë. Karvahal është një nga lojtarët i cili aktualisht paguhet më pak në “Santiago Bernabeu”.