Nuk ka dyshim se është një moment i mirë për Lacion, në vendin e katërt dhe 2 pikë pas Romës, minus 6 nga Juventusi. “Skuadra po jep përgjigje të rëndësishme në fushë – ka thënë Tare, drejtori i klubit- Janë 6 ndeshje që
vijojnë me rezultate pozitive dhe kemi shumë entuziazëm. Këtë duhet ta shfrytëzojmë edhe në San Paolo kundër Napolit”
Igli Tare pyetet edhe për Imobilen. “ Nuk është një suprizë në futbollin italian, por në kontekstin e duhur, ai bëhet futbollist kyç dhe ne këtë e dimë”. Kur kthen kokën pas, nuk mund të vihetinjorohen problemet e klubit në fillim të sezonit me Keitan dhe trajnerin Bielsa. “ Në klub ka ardhur edhe Anxhelo Peruci, me të cilin është krijuar një grup pune akoma më i motivuar.Bielsa? Nuk mund të them se paskemi qënë me fat që punët shkuan ashut si duhen me Bielsën, se nuk ishin probleme teknike. Keita , bashke me Imobilen dhe Anderson janë në një bashkejetese optimale. Le t’i gëzohemi momentit pozotiv”.