Pep Guardiola kë bërë një diskutim emotiv kur është pyetur edhe për ish-portierin Valdes të Barcelonës, që, tani, mbron portën e Midellsbrout dhe do të luajë në fundjavë ndaj Sitit. Tekniku i “qytetarëve” ka komentuar: “ Jam shumë i kënaqur që Valdez kthehet në vendin ku e meriton. Një nga portierët më të mirë, nuk mund të mbyllte karrierën vetëm me gjithë ato dëmtime që e kanë shoqëruar”
Fjalët e Pep janë shumë sugjestionuese për një portier, të cilin edhe mund ta kenë harruar: “ Barcelona nuk do të kishte arritur në ato maja edhe pa ndihmën e Valdezit”. Si mund të injorohet një “gardian” e palodhur, edhe pse nuk ishte një ndër fantastikët e ekipit, jepte siguri dhe besnikëri. Barcelona në kohën e tij ka fituar dy Kupa, 3 tituj kampionë në kampionat, tri superkupa të Spanjës, dy trofe të Ligës së Kampioneve, dy superkupa të Europës dhe dy të Kupës së Botës për klubet. A ka arsye që të harrohet një si Valdez…