Kur Barcelona përgatit ndeshjen me Seviljen, për Leo Mesin fillon festa e golit. Nuk mund të quhet ndryshe, por një recital golash për Leon përballjet me Siviljen, ngaqë nuk pushon duke luajtur me rrjetën. Është një spektakël i garantuar dhe shifrat janë kampione. 26 gola në 28 ndeshje, cili do të dyshonte se Mesi ka 100 arsye për të mirëpritur këtë kundërshtar fatsjellës. Dhe ky ështërekordi i argjentinasit edhe pse kundër Realit, Atletikos së Madridit dhe Valencias jeta e golit është romantike.
Lista është domethënëse: me Seviljen 26 gola në 28 ndeshje,me Ateletikon e Madridit, 25 gola në 31 ndeshje, me Valencian 21 gola në 32 ndeshje. Sezonin e kaluar, Barcelona ka prishur syrin e keq në Sevilje, ndërsa Leo nuk ishte në fushë. Klubi i tij nuk di se si humbet me të “dashurin armik” me një bilanc të tillë: 5 fitore dhe 3 barazime me Mesin në fushë. 7 gola të shënuar dhe 2 asist në 8 ndeshje. Sevilje do të thotë parajsë për ‘pleshtin”.