Reali lirohet nga yjet e vet, Arsenali gati për Iskon

Mediat spanjolle kanë paralajmëruar, që presidenti Florentino Perez ka filluar të bëjë llogaritë për të ardhmen. Presidenti i “Los Blancos” ka vendosur për lejuar largimin e Hames Rodrigez dhe Iskos. Futbollisti Kolumbian që u transferua me aq bujë pas përfundimit të Botërorit të fundit, nuk do të jetë më pjesë e Realit, për shkak se nuk i ka përmbushur pritshmëritë, ndërsa gjendja e Iskos është krejt tjetër.

Perez është i kënaqur me paraqitjet e tij, por dëshira e Iskos për t’u larguar, për shkak të aktivizimit të pakët, ka bërë që numri 1 i Realit të pajtohet me vendimin e futbollistit të Kombëtares spanjole. Ndërkohë pritet, që këto dy largime të sjellin të ardhura të mëdha në arkat e klubit, që janë më se të nevojshme për Florentino Perez. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë po flitet për një transferim të mundëshmët të spanjolit, tek Arsenali i Arsen Venger, klubi që është vendosur në rreshtin e parë për të blerë shërbimet e tij.