Klubi i Bundesligës gjermane, SC Freiburg, ka zgjatur kontratën me futbollistin e Kombëtares sonë, Amir Abrashi, ose siç quhet ndryshe në Gjermani, maratonisti. Mediat gjermane si DPA dhe klubi gjerman, nuk japin detaje më të hollësishme mbi kohën e zgjatjes së kontratës, apo sa do të përfitojë konkretisht futbollisti nga ky rinovim.
Në vitin 2016, Abrashi u transferua nga klubi i Zyrihut, Grasshoper, drejt Freiburg, ku deri tani ka luajtur 46 ndeshje. “Amir është bërë edhe më shumë profesionist dhe ka gjetur veten në klubin tonë. Vlera e tij vërehet kryesisht në dyluftime,” tha shefi sportiv i Freiburgut, Joken Saier. Freiburgun ndodhet në vendin e 10 në kampionatin gjerman, me 20 pikë të grumbulluara, një zonë kjo e qetë, në mes të tabelës së klasifikimit.