Guarin pa frena: “Kampionati kinez është i ngjashëm me  Serinë A”

Fredi Guarin pretendon se Superliga kineze është në thelb e ngjashme me Serie A dhe një gjë të tillë e ka deklaruar pas transferimit të tij nga Interi në Shangai Shenhua. Mesfushori kolumbian la Interin në janarin e kaluar për t’u bashkuar me Shenhuan, për një shifër prej 13 milionë euro dhe ndërsa Guarin fillimisht ishte skeptik për të luajtur në Kinë, tani ai është një besimtar, që futbolli në këtë vend në fund do të jetë ndër më të mirët në botë. “Unë isha tek Inter për shumë vite dhe mendoja se ishte koha për të ndryshuar pamje. Kjo ofertë e madhe erdhi, unë e mora atë në konsideratë dhe në fund e pranove atë”, ka thënë fillimisht Guarin për Sino.com.

“Kërkova për një përvojë të re dhe zgjodha Kinën. Unë nuk mendova se kjo ishte një ligë shumë konkuruese. Kuptohet që ende nuk jemi në nivelin e kampionatit spanjoll por unë mendoj se standardi është në thelb i ngjashëm me atë të Serie A. Me kalimin e kohës, klubet kineze do të rritet në nivelin e më të mirëve në botë, pasi shumë lojtarë dhe trajnerë të huaj kanë mbërritur tashmë dhe ata me siguri do të bëjnë këtë kampionat shumë më tërheqës”, përfundoi ish-mesfushori i Interit.